Falet gjaku i vogëlushit që humbi jetën aksidentalisht në Lubizhdë të Hasit

Familja Gigollaj e vogëlushit 5 vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Lubizhdë të Hasit ia ka falur gjakun familjes Musaj.

Akti i pajtimit të dy familjeve është bërë pas ceremonisë së varrimi të vogëlushit.

Për aksidentin me fatalitet në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, i cili përfundoi me vdekjen e M.G., 5 vjeç, policia pati dhënë detaje të reja.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak se shoferi i veturës (17 vjeçar), nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës.

Turpi i pajetë i 5 vjeçarit ishe dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Lajmet e Fundit