Komuna e Malishevës furnizon me farë dhe pleh kimik 549 bujq

Në kuadër të investimeve në sektorin e bujqësisë dhe në kuadër të përkrahjes për bujqit lokal në Komunën e Malishevës, të hënën ka filluar shpërndarja e farës dhe plehut kimik për 549 bujq të kësaj komune.

Bujqit të cilët janë përfitues të kësaj përkrahjeje, janë ata bujq të cilët nuk kanë pasur të drejtë të aplikojnë në subvencionet e qeverisë, dhe për këtë qëllim janë përkrahur komuna.

Shpërndarja e farës dhe plehut kimik për mbjelljet vjeshtore.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, i ka uruar të gjithë bujqit të cilët janë përfitues për subvencionim me farë dhe pleh kimik.

“Ne jemi shumë të kënaqur që e kemi realizuar këtë projekt për përkrahje të bujqve të Komunës së Malishevës, veçanërisht të atyre që kanë nuk i kanë plotësuar kushtet për aplikim në subvencionet e qeverisë, dhe ne nuk i kemi lënë anash as këta bujq”, ka thënë drejtori Hoxha. Gjithashtu, ai ka shprehur gatishmërinë e qeverisë komunale, për përkrahje të vazhdueshme për të gjithë bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës.

Drejtori Hoxha, ka sqaruar se përfitues të këtij subvencionimi janë të gjithë bujqit, të cilët kanë më pak se dy hektar për mbjellje të grurit.

Sipas drejtorit Hoxha, në këtë subvencionim kanë përfituar 549 bujq, ndërsa shuma e projektit është 74 574 euro, që financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit