Kryeministri Hoti tregon se është bërë dyfishimi i subvencioneve në bujqësi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njofton se është bërë dyfishimi i subvencioneve në bujqësi.

Hoti me anë të një shkrimi më Facebook ka thënë se, ditë të mira po vijnë për prodhuesit vendorë.

“Ditë të mira po vijnë për prodhuesit vendorë! Dyfishimi i subvencioneve për bujqit dhe fermerët ishte premtim i yni që në ditët e para të qeverisjes!”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në fund të muajit shtator, kishte miratuar vendimin për dyfishimin e subvencioneve për bujqit në vlerë prej 12 milionë euro.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa në prezantimin e këtij propozimi kishte thënë se, ky sektor gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 është ballafaquar me shumë sfida.

“Pandemia COVID-19 ka paraqitur mjaftë sfida edhe për sektorin e bujqësisë. Këto sfida filluar me të vjelat dhe të mbjellat, ku në mungesë të tregjeve të gjelbëra ka vazhduar me mungesë të shitjes së produkteve bujqësore gjatë tërë vitit. Sipas Planit për Rimëkëmbjen Ekonomike kemi paraparë dyfishimin e subvencioneve për vitin 2020, krahasuar me normat e viti 2019, duke rritur substancialisht fondet për të investuar edhe më shumë në bujqësi. Sivjet do të paguajmë dyfish për kulturat e parapara në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2020”, kishte thënë Mustafa.

Më Shumë

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit