Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit përurohet projekti i ndriçimit publik

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, gjatë ditës së sotme kanë marrë pjesë në përurimin e projektit, “Ndriçimi Publik i Fshatrave me Komunitete”, i cili është investim nga KFOR-i italian në Kosovë, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, projekti përfshin ndriçimin publik të fshatit Lubizhdë me 14 lamba të teknologjisë LED dhe me mundësi menaxhimi nga distanca.

Në këtë rast, nënkryetari Shehu dhe drejtori Krasniqi, falënderuan KFOR-in italian për investimin e bërë dhe shprehën gatishmërinë e Komunës së Prizrenit për bashkëpunim të mëtutjeshëm me të gjitha subjektet e KFOR-it.

Ndërsa komandanti i Komandës Regjionale – Perëndim, Koloneli Gianluca Figus, deklaroi se KFOR-i italian do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prizrenit për të vazhduar investimet edhe në projekte tjera../PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit