Totaj: Pa PDK-në nuk ecin përpara proceset në Kosovë

Nënkryetari i PDK-së Shaqir Totaj thotë se, pa këtë subjekt politik nuk mund të ecin përpara proceset në Kosovë.

Sipas tij, një gjë të tillë e kanë kuptuar edhe partit që dikur vendosnin ‘vija të kueq’.

“Kohë më parë kemi qenë dëshmitarë se LDK-ja ka pasur vija të kuqe për PDK-në, të cilat më tepër i kisha karakterizua si limitim i vizionit se sa që realisht kanë pasur të bëjnë me PDK-në”, tha Totaj për ‘QendraPress’.

Totaj shprehet se PDK-ja është gjenerator i lëvizjeve të mëdha.

“Tani vjen faza ku jo vetëm LDK-ja, por dhe partitë tjera, po e vërejnë se pa PDK-në, e cila është gjenerator i lëvizjeve të mëdha nuk ecin proceset në vend”.

“Heqjen e vijave të kuqe tani më tepër e kisha karakterizua si lëvizje në drejtim të pjekurisë politike të LDK=së që lidhet me faktin se po kuptojnë realitetin politik në Kosovë”.

Totaj tha se PDK-ja do të mbetet në opozitë.

“PDK mbetet në opozitë, por me qasje fleksibile dhe jo bllokues ndaj proceseve me rendësi për vendin.’’/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Lajmet e Fundit