7.4 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Prizreni mirëpret artistët nga Dibra

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në zbatim të programit të saj vjetor të punës për vitin 2020 në fushën e veprimtarisë ndërkombëtare ka realizuar ngjarjen kulturore, hapjen e ekspozitës e autorëve Dritan Bocku dhe Adem Sulejmanoski, piktorë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, raporton PrizrenPress.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha gjatë hapjes së kësaj ngjarje kulturore tha se “publikut prizrenas, ua ofruam mundësinë që t’i sheh nga afër veprat dy autorëve nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, piktorit Adem Sylemanoski dhe Dritan Bocku. Autorët e këtyre veprave, janë dëshmuar me artin e tyre edhe në arenën ndërkombëtare, duke hapur ekspozita në shumë qytete të mëdha të Evropës, ku arti i tyre ka prezantuar kulturën, trashëgimin dhe vlerat kombit tonë.”

“Ekspozita të tilla në këtë kohë të pandemisë, do të na ofrojnë një oazë arti për ne, ku do të mund të vijmë dhe ta ushqejnë shpirtin në këto ditë jo edhe aq të lehta nëpër të cilat po kalojmë” theksoi drejtori Hoxha.

Ndërkaq drejtori i Qendrës për Kulturë në Dibër, Zinqe Mimidinoski u shpreh tepër i kënaqur për mikpritjen e ngrohtë që kishin nga drejtuesi dhe stafi i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, duke shprehur falënderimin e thellë për mundësinë që iu ofrua piktorëve nga Dibra në hapjen e kësaj ekspozite në qytetin e Prizrenit.

Njëri ndër autorët e kësaj ekspozite piktori Dritan Bocku i emocionuar nga publiku prezent dhe pritja e ngrohte e artdashësve prizrenas, prezantoi motivet e pikturave nga e kaluara dhe bukuritë natyrore që ka treva e Dibrës.

Ky bashkëpunim në mes dy institucioneve të vendeve respektive do jetë një hap tutje në përafrimin e kulturës, artit dhe traditës së dy vendeve tona./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mori edhe një mandat në Rahovec, Latifi: Kjo është fitore e jona

Smajl Latifi nga AAK ka fituar sërish mandatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit. Një ditë pas suksesit, ai ka reaguar përmes një mesazhi falënderimi...

Robert De Niro do të luajë në njê film për Kosovën

Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe legjendën e kinemasë...

Lajmet e Fundit