21.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Nëntë asete të reja i shtohen Listës së Trashëgimisë për Mbrojtje të Përkohshme nga rajoni i Prizrenit

Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme për vitin 2021 i janë shtuar edhe nëntë asete të reja nga regjioni i Prizrenit. Regjistri i listës për këtë vit është definuar dhe përmban propozimet dhe vlerësimet përkatëse nga institucionet dhe palët e autorizuara me ligj për këto propozime.

Qendra Rajone për Trashëgimi Kulturore në Prizren në përmbushje të detyrimeve ligjore, gjatë procesit të inventarizimit, dokumentimit dhe vlerësimit për vitin 2021 ka propozuar 9 (nëntë) astete për tu përfshirë në regjistrin e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në kategorinë arkitekturore.

Të gjitha asetetet nga rajoni i Prizrenit që i janë propozuar Komisionit Profesional Shqyrtues të Kërkesave dhe Propozimeve për Përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme janë aprovuar dhe Lista ka marr miratimin e Ministres së Kulturës znj. Vlora Domoshi.

Disa nga asetet, të cilat janë përfshirë këtë vit si propozime të reja në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme nga rajoni i Prizrenit janë: Shkolla e vjetër e fshatit Mushnikovë; Kompleksi i Xhamisë së vjetër në fshatin Leskovec; Kompleksi i Sarajit të vjetër; Ish hotel Selaniku (strehimorja e vjetër e grave); Isha Hotel Andi (Qendra Kulturore Hebraike); Shtëpia e familjes Rada; Koji i vjetër në Rahovec; Shtëpi guri e familjes Hoxha në fshatin Zhur, si dhe Rrënojat e xhamisë së vjetër në fshatin Shkozë të Malishevës.

Aktualisht procesi i vlerësimit është përmbyllur me procedure të brendshme administrative në MKRS për publikim dhe shpallje me akt administrativ, thekson drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha.

Drejtori i këtij institucioni ka falënderuar të gjitha palët e angazhuara, në çfarëdo forme, në debatin dhe procedurat tjera të aprovimit të listës, si zërat e opinionit publik, personat fizik të përfshirë në cilësi të ndryshme në këtë proces, e me theks të veçantë punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për përmbylljen me sukses të këtij angazhimi.

Më Shumë

Bekim Fehmiu përkujtohet në Prizren në 15 vjetorin e vdekjes

Me rastin e 15-vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit të madh Bekim Fehmiu, të dielën, më 15 qershor 2025, do të organizohet ceremonia...

Zhgënjim në Letoni, Shqipëria nuk shkon më shumë se barazimi 1-1

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një paraqitje zhgënjyese në përballjen ndaj Letonisë, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, rezultat që venit dukshëm...

Lajmet e Fundit