-1.6 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Limaj për vjedhjen në Thesar: Mos të ngutemi, le të merret hetuesia me rastin (VIDEO)

Kryetari i Nisma Sociale Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk duhet dhënë ngjyrime partiake rastit të fundit të bartjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit tek një kompani private.

Për të dyshuarin Kadri Shala, i cili u është anëtar i kësaj partie, Limaj është shprehur: “Kadriu është shqiptar dhe nuk mund të themi tash se të gjithë shqiptarët janë të tillë. Është logjikë joprofesionale e raportimit. Nuk identifikohet partia me krimin. Edhe të burgosurit votojnë parti”.

Ai është shprehur se secili që bën krim duhet të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari, njofton Klan Kosova.

“Duhet t’ia lëmë hetuesisë. Mos të ngutemi, le t’u mbetet hetimeve. Ka pasë raste kur mjetet janë hedhur diku tjetër se ka pasë gabime teknike, gabimet kanë qenë njerëzore. Hetimet nuk duhet të bëhen nëpër studio”.

“Ministrja Hykmete Bajrami nga detyra e vet zyrtare e ka bërë detyrën e informimit publik. Është hap i drejtë. Nëse ka ndodh vjedhja ka vepër penale. Nëse gabimi ka qenë njerëzor nuk duhet të merret si gabim trashanik. Duhet të flasin hetimet. Ministrja duhet tu drejtohet organeve dhe t’ua jap mundësinë që të shkohet tek e vërteta”.

Më Shumë

Atdhetarizmi si diskurs politik – maskë e mungesës së ideve të guximshme dhe planeve zvillimore

Enver Sulaj Mes atdhetarizmit si diskurs politik dhe akuzave të ndërsjella pozitë-opozitë, duket se po zhvillohet ajo, që mund ta quajmë fushatë e heshtur apo...

Sot hidhet shorti për renditjen e partive për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sot do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi...

Lajmet e Fundit