10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

10 raste të reja me COVID në Prizren

Në komunën e Prizrenit të shtunën janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga qyteti i Prizrenit 7 raste dhe me nga një rast Billusha, Pirana dhe Zymi.

Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 166 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste nga 86.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062. /PrizrenPress.com/

No photo description available.

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit