Ka filluar hapja e një rruge të re në Pagarushë

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Pagarushë ka filluar hapja dhe rregullimi i një rruge të re. Punimet në këtë rrugë i kanë parë nga afër drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina dhe shefi i zyrës së prokurimit, Nuhi Shala.

Morina ka bërë të ditur se në Pagarushë kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës “Rruga e Shpresës”, me një gjatësi prej 330 metrave dhe rregullimi i kësaj rruge mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

“Edhe kjo rrugë, sikur edhe shumë rrugë tjera në fshatrat e Komunës së Malishevës, janë pjesë e investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore që është duke komuna, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për lëvizjen e qytetarëve”, ka thënë Morina, i cili edhe i ka uruar banorët e Pagarushës për rrugën e re.

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Lajmet e Fundit