11.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Pamje të vitit 1913: Çamëria e mbushur me shqiptarë

Fotografi zvicerian, Frédéric (Fred) Boissonnas (1858-1946), lindi në një familje të njohur fotografësh. Mbahet mend kryesisht, për fotografitë e hershme artistike të Greqisë ( më poshtë, të dokumentuara detaje të përditshmërisë së shqiptarëve).

Artin e fotografisë e mësoi nga i ati, Henri-Antoine Boissonnas (1833-1889), ndërsa studioi në Shtutgart dhe në Budapest.

Në periudhën 1907-1913 ai udhëtoi në tokën helene pothuajse çdo vit, duke bërë mijëra fotografi. Udhëtimi në rajon – në vitin 1913 me historianin zviceran të artit, Daniel Baud-Bovy (1870-1958) – ishte veçanërisht i frytshëm.


Në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese “Editions Boissannas”, ndërsa botoi gjithsej rreth 50 libra.

Fotografitë e Çamërisë në kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek, kanë jo vetëm rëndësi dokumentare, por edhe një vlerë të lartë artistike. Ky koleksion i fotografive është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit. /Robert Elsie/

Më Shumë

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes,...

Totaj merr pjesë në “Morning Prayer Breakfast” në Washington DC

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast”, e cila është mbajtur në Washington DC, duke...

Lajmet e Fundit