7.8 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Atraksion: Gurra e Poslishtës

Gojëdhënat për lokacionin janë të shumta.

Nga to e deri tash, Gurra e Poslishtës është një nga pikat më atraktive të këtij fshati.

Përveç që konsiderohet si ujë i mirë për pije, banorët thonë se ky ujë është i mirë për kultivim peshku e që tani veçohet “Trofta”, raporton KOHA.

Pos natyralitetit që ka, për ta pasur edhe këtë hijeshi është dashur edhe ndërhyrja e banorëve. Ata vazhdimisht e pastrojnë dhe e mirëmbajnë atë.

Uji buron nga bjeshkët e larta dhe kalon përmes Poslishtës, të cilin shumë fshatra të tjerë e kanë burim kryesor për furnizim me ujë.

Sipas kryetarit të fshatit Poslishtë, Refki Alushaj, ky vend ka një histori unike. Kjo, sipas tij, e bën edhe më të mirë jetesën këtu.

Gurra e Poslishtës për çdo ditë pranon vizitorë të fshatrave përreth, një ndër ta është edhe Xhemi Isakaj nga fshati Billushë.

Fshati Poslishtë dikur karakterizohej për vreshta të shumta që kishte, e edhe për 4 mullinjtë e saj të ujit, por që në kohërat e sotme vetëm njëri prej tyre i ka mbijetuar kohës.

Më Shumë

Bashkimi sot udhëton në Pejë

Skuadra e Bashkimit sot është mysafire në Pejë, ku do të përballet me Peja 03 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së...

Suharekë: Për manipulim të votave intervistohen 71 persona, 19 ndalohen

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka iniciuar hetime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Komunën e...

Lajmet e Fundit