12.8 C
Prizren
E hënë, 27 Mars, 2023

Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin, ka thënë presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Sipas saj, vaksina e parë pritet në fund të vitit, por edhe atëherë do të jetë thelbësore për qytetarët që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancën fizike, sepse vala e tretë e pandemisë paraqet kërcënim.

Ajo tha në Bruksel se vendet anëtare të BE-së po punojnë në drejtim të unifikimit të rregullave dhe përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, sepse, siç tha “situata është shumë e rrezikshme”.

Deklaratat e saj u bënë një ditë para se krerët e shteteve ose qeverisë të vendeve anëtare të zhvillojnë një takim, në të cilin do të diskutojnë për harmonizimin e rregullave të udhëtimit brenda kufijve të Bashkimit Evropian dhe funksionalizimin e një aplikacioni telefonik për luftimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

“Në fund të vitit, ne llogarisim që do të kemi vaksinën dhe duhet të sigurohemi që ajo të jetë efektive në 70% të rasteve, duke përfshirë njerëz mbi moshën 65 vjeç”, tha Ursula von der Leyen.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të këtij muaji ka qenë në vetizolim, mirëpo më pas njoftoi se testi i saj për koronavirus ka dalë negativ.

Vendet evropiane kanë raportuar për rritje të numrit të të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19. Shumica e këtyre vendeve tashmë kanë ndërmarrë masa shtesë të izolimit kundër përhapjes së koronavirusit.

Më Shumë

24 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë

Sot shënohet 24-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 24 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Kurti raporton sot në kuvend për takimin e Ohrit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të raportojë në Kuvendin e Kosovës rreth takimit të Ohrit, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Seanca nis në ora...

Lajmet e Fundit