Nis riparimi i lapidarëve të dëshmorëve në Astrazup, Dragobil dhe Balincë të Malishevës

Fillimin e punëve në riparimin e lapidarëve të dëshmorëve të kombit në Astrazup, Dragobil dhe Balincë, sot i inspektuan drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, kryetari i Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu me bashkëluftëtarët, Nuhi Shala dhe Sejdi Paçarizi.

Ahmet Morina theksoi: ”Institucionet e Komunës së Malishevës dhe Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-Dega në Malishevë në prag të festave të nëntorit e kanë në prioritet riparimin e lapidarëve të dëshmorëve në territorin e Malishevës dhe obligim kombëtar e historik për këto shenja të kujtesës sonë kombëtare që me jetën dhe gjakun e tyre dhe të bashkëluftëtarëve Kosovës ia sollën lirinë”. përfundoi Morina.

Në këtë vazhdë të punës do të riparohen edhe lapidarë e memoriale tjera të luftës së UÇK-së në hapësirën territoriale të Komunës së Malishevës dhe institucionalisht do të përkujdesem për këto vlera kombëtare, që brezat e rinj të njihen e mësojnë për sakrificën e tyre që dhanë për çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit