9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Tërmeti në Izmir, arrin në tre numri i viktimave me origjinë nga Kosova

Situata po vjen duke u rënduar akoma më shumë sa i përket bilancit të viktimave pas tërmetit në Izmir të Turqisë.

Ka arritur në tre numri i viktimave me origjinë shqiptare nga tërmeti në Turqi, njofton Klan Kosova

Këtë lajm e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli.

Viktimat nga Kosova janë Nazmije Dograjan 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja 73-vjeç.

Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka shprehur ngushëllime për tri viktimat të cilat bëhet e ditur se janë nga familja Do?rayan në Izmir që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se tre persona me origjinë nga Kosova nga familja Do?rayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes Do?rayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka publikuar numrat e kontaktit, ku shtetasit kosovarë mund të lajmërohen për ndihmë.

Kujtojmë se numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga ky tërmet ka arritur në 39 teksa numri i të lënduarve në 885.

Më Shumë

Falsifikim dokumentesh në Prizren – dy persona ndalohen për 48 orë pasi tentuan pajisje të kundërligjshme me dokumente

Një rast serioz i falsifikimit të dokumenteve dhe vjedhjes së identitetit është zbuluar dje në Prizren, ku dy persona kanë përfunduar në mbajtje policore...

QRTK-ja rivlerëson Teqenë Halveti në Prizren

Ekipet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren janë në terren, të angazhuara çdo ditë në procesin e rivlerësimit të aseteve të trashëgimisë...

Lajmet e Fundit