Landovicë, lëndohet një vajzë pas të shtënave nga personat që kishin dalë në gjueti

Një rast i rëndë ka ndodhur të premten rreth orës 16:00 në Landovicë të Prizrenit.

Një qytetar ka raportuar në Polici se vajza e tij ishte lënduar pas të shtënave me armë zjarri nga persona që kishin  dalë në gjueti.

Vajzës i është ofruar tretman mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një fishek.

 

Gjithashtu edhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe intervistuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Më Shumë

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Lajmet e Fundit