12.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Afër zgjedhjet nacionale, Veseli premton ndryshim të Prizrenit dhe Kosovës

Degës së PDK-së në Prizren mbrëmë i janë bashkuar dhjetëra profesionistë të fushave të ndryshme nga mjekësia, sporti, arkitektura, biznesi dhe të rinjë e të reja.

Kapiteni i skuadrës KB Bashkimi, Qëndrim Biraj, trajneri i basketbollit Edon Godeni, profesoresha, Dardane Bojaxhiu, profesori Bujar Spahiu, mjekët Tyran Kosova, Artan Elshani e Halil Xhibexhiu; arkitekti Liridon Krasniqi, magjistri i IT, Ermal Ahmetaj dhe shumë biznesmen, gjeodetë, tifozë të “Arpagjikëve” e të rinjë entuziastë janë bërë pjesë e vizionit të PDK-së për Prizrenin.

Kadri Veseli tha se këto aderime në PDK janë dëshmia më e mirë se kjo parti është në rrugën e mirë të ndryshimit dhe tashmë po merr edhe më shumë besimin e qytetarëve për ta drejtuar vendin.

“Jam shumë krenar, që sot, 60 profesionistë të sferave të ndryshme po i bashkoheni Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu, ju na ndihmoni ne, i ndihmoni Prizrenit, i ndihmoni Kosovës.”, ka thënë kryetari Veseli.

“Prizreni është qëndra kulturore dhe historike e vendit tonë. Prandaj, aderimi i juaj sonte këtu është i një rëndësie të vecantë sepse vetëm kështu, me ju, si profesionistë të dëshmuar, do ta ndryshojmë Prizrenin dhe Kosovën në të njëjtën kohë. Kemi shumë punë për të bërë së bashku dhe ju falënderoj secilin prej jush për besimin dhe angazhimin tuaj.”, ka thënë kryetari Veseli.

Kryetari Veseli u bëri thirrje të gjithë të aderuarve që të mos kursejnë asgjë për ndërtimin e Prizrenti dhe Kosovës sepse tani është koha kur më së shumti vendi ka nevojë për punë, për dallim prej të tjerëve që mëtojnë të shkatërrojnë të gjitha të arriturat e 21 viteve që janë bërë në Kosovë.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren dhe nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, tha se aderimi i këtyre profesionsitëve është dëshmira më e mirë që PDK-ja është motorri i zhvillimeve pozitive në vend.

“Këta profesionistë të lëmive të ndryshme, po e begatojnë dhe fuqizojnë edhe ofertën tonë, por edhe po i japin profesionalizmin që ka nevojë ndryshimi i madh në Prizren.”, ka thënë Totaj.

Më Shumë

Dragashi dhe Mavrova-Rostusha drejt binjakëzimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Një delegacion nga Komuna e Dragashit, i kryesuar nga kryetari Bexhet Xheladini, realizoi sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës në...

Ftohen banorët e Gjonajt dhe Tupecit të propozojnë emra për rrugët dhe sheshet e paemërtuara

Kryetari i Këshillit Lokal të fshatrave Gjonaj dhe Tupec të Hasit, Herolind Osmanollaj, ka ftuar të gjithë banorët që të dërgojnë propozimet e tyre...

Lajmet e Fundit