34.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Vetëvendosje propozon që Zemaj të raportojë në Kuvend për situatën me COVID-19

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar kërkesë në Kryesinë e Kuvendit që të ftohet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj për raportim para deputetëve për situatën me COVID-19.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, gjendja pandemike në vend është përkeqësuar në mënyrë drastike.

“Pavarësisht përpjekjes vetëmohuese dhe përkushtimit të punonjësve shëndetësorë, numri i madh i të infektuarve, spitalet e mbingarkuara dhe paaftësia e kësaj Qeverie po e bëjnë përballjen me COVID-19 trefishë më të rëndë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Vetëvendosje i ka quajtur alarmante shifrat e të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Sipas VV-së, kjo është indikative se Kosova po shkon drejtë thellimit të krizës.

“Ndonëse Ministri kishte premtuar spital të veçantë për COVID-19, realizimi i tij nuk duket gjëkundi, e Klinika Pulmologjike dhe spitalet rajonale nuk kanë kapacitet për trajtim të një vale të re të të prekurve. Qytetarët e Republikës ndodhën pa mbështetje dhe pa përkujdesje”, thuhet në njoftim.

Shpërfillëse ndaj gjendjes së qytetarëve, sipas Vetëvendosje, kjo Qeveri është zënë e befasuar në paaftësinë e saj.

“Me riciklim masash pa efekt e jo të duhura, të vonshme e të pazbatuara, Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në një departament të dobët të mbledhjes së statistikave. Shifrat tregojnë se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të mangëta, pa analizë dhe pa vlerësim për efektet e tyre në terren”, thotë tutje VV-ja.

Sipas tyre, është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të diskutojë për gjendjen pandemike në vend, dhe se ministri Zemaj të raportojë para deputetëve për situatën, masat që janë ndërmarrë dhe ato që duhet të ndërmerren për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe shëndetin publik në përgjithësi.

Më Shumë

Përfundon takimi i liderëve – Abdixhiku: Një farsë publike, Kurti me qëndrime të pandryshuara

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, me synimin për të zhbllokuar situatën politike...

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen...

Lajmet e Fundit