1.9 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Suharekë/ Dëgjohet dëshmitari i dytë në rastin ku u rrah një polic

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, është dëgjuar dëshmitari Faton Beqiraj, në seancën e vazhdimit të shqyrtimit kryesor ndaj të akuzuarve Naser Elshani dhe Idriz Voci.

Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë prokurori Fatos Ajvazi, i akuzuari Naser Elshani dhe mbrojtësja e tij avokatja Sabrie Sylaj, i akuzuari Idriz Voci si dhe mbrojtësi i tij Asman Hoxha, dëshmitari Faton Beqiraj, ndërsa ka munguar dëshmitari Naim Voci, ku nga shkresat e lëndës është parë që i njëjti është ftuar me rregull, por mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”

Dëshmitarin e pranishëm, Faton Beqiraj, në pyetje e ka marrë fillimisht mbrojtësi i të akuzuarit Voci, avokati Asman Hoxha i cili ka kërkuar nga dëshmitari që në mënyrë kronologjike ta tregoj ngjarjen që e ka parë.

Dëshmitari Beqiraj, është përgjigjur “se Xhaferi me një kolegë që kalonte me biçikletë, është kapur dhe janë rrokur me Xhaferin pastaj Xhaferi i mshoj atij të Shirkës, që emrin nuk ja di. Idrizi shkoj për ta marrur fmijën që mos me u kap, pastaj Idrizin e shajti Xhaferi në nanë dhe pa humbur kohë i mshoj Xhaferi flakaresh dhe boks Idrizit. Pastaj u përlajtën u rrokën, masandej policia janë shajt nëmes veti dhe më shumë nuk di”.

Ndërsa në pyetjen tjetër se “ Idrizi a e ka ofendu policin kur ka shkuar me marr fëmijën apo nuk ka fol asgjë”, i njëjti është përgjigjur “Idrizi nuk ka fol asgjë”.

Prokurori Fatos Ajvazi i ka parashtruar pyetjen dëshmitarit dhe atë “ Ju theksuat se i dëmtuari, në këtë rast polici Xhafer Kabashi, fillimisht e ka goditur disa herë të pandehurin Idriz Vocin me grushta, a mund të na spjegoni ku e ka goditur saktësisht”, dëshmitari është përgjigjur se “ e ka goditur në trup, kokë, fytyrë dhe bark”.

Mbrojtësja e të akuzuarit Naser Elshani, avokatja Sabrie Sylaj i ka propozuar gjykatës që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet fëmija i mitur i të akuzuarit Elshani, R. E., i cili është dëshmitar kyq në këtë çështje.

Gjyqtari i çështjes Qemail Suka ka aprovuar këtë propozim duke e shtyrë edhe seancën për datë 3 dhjetor 2020 në ora 11:00.

Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren të datës 20 shtator 2016, i pandehuri Naser Elshani akuzohet se më 28 gusht 2016 rreth orës 11:20, në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, me kanosje serioze pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, në atë mënyrë që gjatë vizitës së disa qytetarëve serb në një rit fetar në fshatin Mushtisht, Komuna e Suhrekës, derisa zyrtari policor Xhafer Kabashi ishte në detyrë, i pandehuri me një biçikletë i afrohet zyrtarit policor- të dëmtuarit Xhafer Kabashi, i refuzon urdhërat që të largohet, e lëshon biçikletën në tokë dhe i drejtohet me fjalët” juve duhet me jau kajt nanën para tyne, ju jeni më të këqinj se ata, që i mbroni ata…” duke vazhduar që të refuzoj që të largohet.

I akuzuari me këto veprime ka kryer veprën penale “pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409 paragrafi 1 i KP-së.

Ndërsa, i pandehuri Idriz Voci po atë ditë, i sulmon ose i kanoset seriozisht se do t’i sulmojë personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, i cili rezulton me lëndim trupor, ashtu që sa ishte duke u prangosur të pandehurin Naser Elshani, i drejtohet me fjalët “marre marre se çfarë jeni duke bërë për shkije” e më pas papritmas e sulmon fizikisht zyrtarin policor- të dëmtuarin Xhafer Kabashi.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “sulmi ndaj personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KP-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Emërime të reja në Dragash: Qafleshi-Skeraj shefe e Kabinetit të Kryetarit, Halili drejtor i Administratës

Komuna e Dragashit ka njoftuar sot për dy emërime të reja në pozitat udhëheqëse të administratës komunale. Sipas njoftimit, Arijeta Qafleshi Skeraj është emëruar shefe...

Bashkimi rikthehet te fitorja

Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 (28:22, 21:24, 19:14, 10:17), në javën...

Lajmet e Fundit