Festivali i Këngës do të zhvillohet në ambient te hapur

Ediconi i 59-të i Festivalit të Këngës, pavarësisht kushteve të vështira për shkak të pandemisë, do të realizohet, edhe pse ndryshe nga cdo vit tjetër. Deri më tani është publikuar lista me artistët pjesëmarrës, njëri prej të cilëve do të na përfaqësojë në Eurovizion, ndërkohë që po ashtu është zbuluar  katërshja e prezantimit, e përbërë nga personazhe të njohur të ekranit.

Ditën e djeshme, në një konferencë të organizuesëve të festivalit, ku shpjeguan rregulloren e këtoj edicioni për këngëtarët dhe autorët e këngëve, po ashtu u zbuluan disa detaje në lidhje me mënyrën si spektakli do të zhvillohet.

Ndër të tjera u tha se festivali do të bëhet si asnjëherë më parë, me skenën që do të jetë në ambient të hapur. Vendi i zgjedhur është sheshi përballë stadiumit “Air Albania”, i njohur si sheshi tek “ish-Kolonat”. Për shkak të rregullave të Covid-19 nuk dihet ende nëse do të ketë orkestër apo jo, gjë që mund të ndikojë edhe në performancën “live” të artistëve.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit