Gastronomët kundërshtojnë masat anti-Covid, kërkojnë 10 milionë euro nga shteti

Pas njoftimit të masave të reja për parandalimin e transmetimit të koronavirusit nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK).

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, kjo shoqatë ka kundërshtuar masat e reja anti-Covid, duke kërkuar nga qeveria që të krijojë pako ekonomike për gastronomi në vlerë prej 10 milionë eurosh.

“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës, kërkojmë që urgjentisht qeveria të dalë me qëndrim zyrtar lidhur me kërkesat kryesore të sektorit të gastronomisë, për krijimin e pakos ekonomike për gastronomi, në vlerë së paku prej 10 milionë eurosh”, është thënë në reagimin e ShGK-së.

Më tutje, shoqatë ka bërë projektimin e kësaj pakoje si në vijim:

1. Subvencionimi i shpenzimeve operative deri në përfundimin e pandemisë (mbulimet e qirasë, pagat e punëtorëve);

2. Shtyrje të afatit të kësteve të kredive, dhe kthimit të mbitërheqjeve deri në përfundimin e pandemisë;

3. Pagesa direkte për bizneset e gastronomisë, sipas vlerësimit të situatës;

4. Lejimi i shërbimeve me porosi (delivery) pas orës 19:00, edhe në komunat me rrezikshmëri të lartë.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit