12.6 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Shqetësuese: Shënohet rekord botëror i viktimave dhe rasteve me COVID-19

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të kaluara në botë është shënuar shifër rekorde e viktimave të sëmundjes COVID-19 me 11.617 të vdekur për një ditë.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe mbi 666.000 raste të reja të personave të infektuar, që gjithashtu është shifër rekorde, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Rekorde u shënuan edhe në nivel shtetesh. Shtetet e Bashkuara përsëri shënuan rekord në nivel kombëtar dhe në tërë botën me mbi 143.000 infeksione për 24 orë.

Edhe Britania e Madhe shënoi rekord të rasteve ditore të enjten me 33.470 raste të konfirmuara për 24 orë, që ishte për 10 mijë më shumë se një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet ka shkuar në gati 1.3 milion.

Japonia gjithashtu shënoi rekord prej 1.660 rasteve, por kryeministri Yoshihide Suga tha se nuk ka nevojë të shpallet gjendja e dytë emergjente. Kryetari i Shoqatës Mjekësore të Tokios paralajmëroi se vendi tashmë ka hyrë në valën e tretë të infeksioneve.

Të enjten, rekord të numrit të rasteve shënoi edhe Italia, ndërsa Rusia shënoi rekord të numrit ditor të viktimave të pandemisë për të dytën ditë me radhë.

Më Shumë

Junior 06 dominon finalen e parë U16, shkatërron Vëllaznimin në Prizren

Në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren është zhvilluar finalja e parë e Play Off-it për kategorinë U16 në konkurrencën e vajzave (Perëndim), ku...

105 vjet nga çelja e punimeve të parlamentit të parë shqiptar

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, parlamentit të...

Lajmet e Fundit