11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Telekomi arrin marrëveshje me Devollin, zhbllokohen llogaritë

Telekomi njofton se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit, të cilat ishin bllokuar si pasojë e borxhit ndaj kompansië së Blerim Devollit.

Telekomi i Kosovës dhe ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me Dardafonin për t’i çbllokuar llogaritë bankare.

Marrëveshja u arrit pas protestës së punëtorëve para objektit të Qeverisë.

Telekomi i Kosovës është gjobitur me rreth 30 milionë euro nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për shkak se nuk e kishte respektuar marrëveshjen me Z-Mobile’in e Devollit.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit:

Sot kemi arritur me sukses të zhbllokojmë llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës dhe është nënshkruar një marrëveshje me operatorin ekonomik “Dardafone.net”.

Me këtë marrëveshje, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë.

Kjo marrëveshje për zhbllokim të llogarive do të përcillet edhe nga një Marrëveshje Mirëkuptimi për Subvencionim të Kushtëzuar për Investime në operacionet vitale mes Qeverisë së Kosovës dhe Telekomit.

Kjo marrëveshje që tashmë e kam nënshkruar unë dhe Bordi i Telekomit, do të bëjë zgjidhje të përhershme të kësaj ndërmarrje dhe jo një zgjidhje vetëm për disa muaj.

Me këtë marrëveshje mirëkuptimi, Telekomi ka marrë obligime për të investuar në teknologjinë e tyre, duke filluar nga implementimi i plotë i kodit shtetëror +383.

Gjithashtu, në zotimet e Bordit të Telekomit, kjo ndërmarrje do të punojë për të shkurtuar shpenzimet.

Duhet bërë e ditur që Telekomi i Kosovës do të kthen këto mjete të subvencionimit në llogarinë e Qeverisë së Kosovës.

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Kryeministri Kurti për Asociacionin: Është larg asaj që ka kërkuar Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me ç’rast ka thënë se gjithçka duhet të jetë në...

Lajmet e Fundit