Vdiq ish-peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, dyshohet se ishte prekur me Covid-19

Një nga ish0peshkopët më të njohur të Kishës Ortodoske serbe Artemije ka vdekur. Para se të shkarkohej ai ishte përgjegjës për Kosovë. Disa media raportojnë se ai ishte i prekur me Covid-19 dhe po trajtohej në spitalin e sëmundjeve infektive në Valjevo ku ishte pranuar më 18 të këtij muaji.

Artemije ka vdekur në ambulancë rrugës për në Beograd, ku duhej dërguar për shkak se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Peshkopi Artemije ishte zgjedhur peshkop i Rashkës dhe Prizrenit më 1991 derisa më 2010 ishte shkarkuar pas akuzave për shpërdorim posti, pasurim të paligjshëm dhe dhënie pas luksit të shfrenuar.

Më 2015 ai ishte përjashtuar nga Kisha.

Ai u zëvendësua nga Teodisije i cili u emërua peshkop i Rashkës dhe Prizrenit.

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit