8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Gjendet 28 vjeçari nga Malisheva që dyshohej se u rrëmbye

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur. I njëjti ëshë duke marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar nga Policia e Gjakovës për Gazetën Express.

“Është gjetur nga familjarët. Për momentin po i ofrohet ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë. Me procedura tjera do të vazhdojmë sapo të jetë në gjendje të deklarohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Pasditen e së shtunës Jetmiri ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kishin lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

“Jo nuk e kemi gjetur, jemi duke e kërku,dyshime s’kemi, ka qenë i stresum pak. Ka qenë i stresum kur ka dalë i ka thënë nënës po dal te lumi. Këndej kah lumi dhe pjesa tjetër jemi duke e kërkua”, ka thënë një familjar i Jetmirit.

Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd./Gazeta Express/

28-vjeçari nga Malisheva u raportua i zhdukur, dyshohet se u rrëmbye

—-Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është raportuar i zhdukur. Familjarët e tij e kanë lajmëruar rastin në Polici, ku edhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit.

Pasditen e së shtunës është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kanë lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

Kërkimi për 28-vjeçarin po vazhdon ende.

Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

“Jo nuk e kemi gjetur, jemi duke e kërku,dyshime s’kemi, ka qenë i stresum pak. Ka qenë i stresum kur ka dalë i ka thënë nënës po dal te lumi. Këndej kah lumi dhe pjesa tjetër jemi duke e kërkua”, ka thënë një familjar i Jetmirit.

Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd.

Ndërkohë, burime brenda Policisë së Kosovës kanë deklaruar për Express se ka dyshime se Jetmiri është rrëmbyer.

“Dyshimet e para janë se 28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është rrëmbyer. Policia dhe ekipet tjera janë duke tentuar t’i bien në gjurmë, qoftë viktimës apo të dyshuarit”, ka deklaruar ky burim.

Ndërkohë, familjarët e Jetmirit mëngjesin e sotëm përmes mediave lokale të Malishevës kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tij./GazetaExpress/

Më Shumë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit