Qeveria planifikon 182 milionë euro në Pakon e Dytë të Rimëkëmbjes

Kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime që ta hartojnë planin për Pakon e Dytë të Rimëkëmbjes Ekonomike, në vlerë 182 milionë euro.

Ky fond, që parashihet t’i ndihmojë sektorit privat, bën pjesë në buxhetin për vitin 2021.

Kjo ndihmë vjen pas pakos paraprake 87 milionëshe, nga të cilat 60 milionë euro u ndanë për bizneset.

Veç kësaj, Hoti në takimin virtual tregoi se do t’i marrë parasysh rekomandimet e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me rimëkëmbjen ekonomike.

“Rishikimi i rregullativës së nevojshme që nxjerr BQK-ja sa i përket klasifikimit të kredive, përcaktimit të tarifave për shërbimet që i ofrojnë bankat dhe adresimin e disa çështjeve që i kemi diskutuar”, tha ai.

Nga ky këshill, ku bëjnë pjesë institucione dhe oda ekonomike, kreu i qeverisë kërkoi që të bashkëpunohet edhe për një pako të re fiskale.

Me krejt këto masa, shefi i qeverisë pret që dëmet ekonomike të mbulohen gati tërësisht.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit