1.7 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Joe Biden rrit numrin e votave aty ku Trump kërkoi rinumërimin e tyre

Një rinumërim në qarkun më të madh të Wisconsin, i kërkuar nga ekipi i fushatës zgjedhore të presidentit Donald Trump përfundoi të premten me presidentin e zgjedhur, Joe Biden, duke rritur numrin e votave.

Pas rinumërimit në qarkun Milwaukee, Biden bëri një rritje prej 132 votash, nga gati 460,000 të numëruara, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Në përgjithësi, Demokrati fitoi 257 vota më shumë në raport të 125 votave më shumë të Trump.

Fushata e Trump kishte kërkuar rinumërim në dy prej qarqeve më të populluara dhe me prirje demokratike në Wisconsin, pasi ai humbi Wisconsin ndaj Biden me më shumë se 20,000 vota.

Të dy rinumërimet do t’i kushtojnë ekipit të fushatës së Trump rreth 3 milionë dollarë.

Qarku Dane pritet të përfundojë rinumërimin e tij të dielën.

Në përgjithësi, Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA me 306 vota të kolegjit elektoral, për dallim nga 232 të Trump.

Biden gjithashtu kryeson me më shumë se 6 milionë në numrin e votave popullore.

Pasi mbaroi rinumërimi, nëpunësi i qarkut në Milwaukee, George Christenson, tha: “Rinumërimi tregon atë që ne tashmë dimë: që zgjedhjet në qarkun Milwaukee të jenë të drejta, transparente, të sakta dhe të sigurta”.

Ndryshe, të premten, ekipi ligjor i Trump pësoi një humbje tjetër kur një gjykatë federale e apelit në Filadelfia hodhi poshtë përpjekjen e fundit të ekipit të fushatës për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve të shtetit.

Më Shumë

Gjykata refuzon propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj 9 kryesuesve në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 9 kryesuesve në Rahovec të dyshuar për falsifikim...

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 dhe 11 shkurt katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masave...

Lajmet e Fundit