Jep dorëheqje këshilltari i presidentit Trump për coronavirusin

Dr. Scott Atlas dha dorëheqjen si këshilltar special i presidentit Donald Trump, tha një zyrtar të hënën, pas katër muajsh në detyrë gjatë të cilave zoti Atlas ka pasur përplasje të shpeshta me median dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër coronavirusit.

“Ju shkruaj të jap dorëheqjen nga pozita e këshilltarit special të presidentit të SHBA”, shkruan zoti Atlas në një letër në adresë të presidentit, që mban datën 1 dhjetor, sipas kanalit Fox News që njoftoi i pari për largimin e tij.

Zoti Atlas konsiderohej punonjës me status special në qeverinë federale, me një detyrë 130 ditëshe që skadoi këtë javë.

Me profesion mjek neurokardiolog, zoti Atlas kërkoi ndjesë këtë muaj që i kishte dhënë intervistë rrjetit rus RT, duke thënë se nuk e dinte që financohej nga Kremlini.

Dr. Atlas është kritikuar ashpër nga ekspertë të shëndetësisë, përfshirë Dr. Anthony Faucin, se ka dhënë informacion çorientues lidhur me pandeminë.

Ai ka nënvlerësuar në mënyrë të përsëritur maskat dhe këtë muaj tha se masat e izolimit kanë qenë “një dështim epik” në ndaljen e infektimeve.

Pikëpamjet e tij për pandeminë janë kritikuar nga kolegët e tij ekspertë të shëndetësisë. /VOA/

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit