Gashi (LDK): Për interesin e vendit bashkëpunojmë me secilën parti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se është interesi i vendit ai që e bashkon partinë e tij me partitë të tjera dhe se nuk kanë mendësi përjashtuese.

Gashi për këtë tha se mundet që të bashkëpunojnë sërish edhe me Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

“Në momente kritike jemi bërë bashkë. Bashkë jemi bërë edhe me ju për interesa të vendit. Në momente kritike duhet me u bërë bashkë dhe jo me u fshehë atje në një skutë dhe të pretendoni popullin autentik imagjinar duke pretenduar se ky popull autentik imagjinar do të nxjerrë liderin e pakontestueshëm në krye të proceseve. Ne njerëzit e zakonshëm bëhemi bashkë për interesa të vendit dhe bëhemi bashkë edhe me ju, ndoshta do të bëhemi prapë bashkë për interesa të vendit.

“Në politikë ky koncepti kurrë nuk ekziston sepse gjithçka është e mundshme. Ideja përjashtimore le të kallet vendi se ne nuk duhet të bëhemi bashkë nuk ekziston si koncept te ne dhe s’duhet të ekzistojë as te ju”.

“Prandaj, ne si Grup Parlamentar i LDK-së do të japim votat tona që qytetarët e Kosovës ta marrin përkrahjen ekonomike dhe fiskale”.

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Lajmet e Fundit