Kthehet faqja e Trustit, mbi 230 mijë aplikime deri më tani

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është kthyer faqja “trusti10.org” përmes së cilës qytetarët mund të aplikojnë për tërheqjen e 10-përqindëshit.

Dje, para se të niste aplikimi kishte rënë nga sistemi kjo faqe, megjithatë Trusti kishte ofruar një faqe tjetër ku qytetarët kanë arritur të aplikojnë.

“Të nderuar kontribuues, adresën www.trusti10.org të cilën e kemi promovuar dhe dizajnuar për aplikim për tërheqjen e 10%-shit e kemi funksionalizuar pas mesnatës. Kontribuuesit që nuk kanë aplikuar deri tani mund të aplikojnë tek kjo adresë”, thuhet në njoftim.

Deri në mëngjes janë kryer mbi 230 mijë aplikime.

“Edhe adresat e tjera, që i kemi publikuar mbrëmë për aplikim, dhe përmes të cilave janë realizuar mbi 230 mijë aplikime deri në mëngjes, vazhdojnë të jenë aktive dhe mund të aplikohet në to. Për të gjitha çështjet e tjera teknike me llogaritë bankare jemi duke u marrë, dhe për disa tashmë kemi gjetur zgjidhje, e ditëve në vijim do t’ju njoftojmë për çështjet e tjera që janë shfaqur në konfirmimin e llogarive bankare. Janë edhe dy javë për të aplikuar për pagesat e dhjetorit, si edhe tre muaj të tjera në fillimvitin 2021 (deri më 6 prill 2021 mbyllet afati i aplikimit)”, thuhet në njoftim. “Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen! Jemi duke i lexuar dhe trajtuar të gjitha komentet, mesazhet dhe e-mailet tuaja”.

Më Shumë

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit