Vidhen armë në poligonin e shenjëtarisë në Suharekë

Pronari i një poligoni të shenjëtarisë ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur armë në lokalin e tij, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesnatën e së shtunës në Suharekë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar (pronar i poligonit të shenjëtarisë) ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të lokalit dhe nga aty kanë vjedhur disa armë të vogla dhe janë larguar ne drejtim te panjohur”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, është bërë e ditur se njësitet përkatëse kanë dal në vend ngjarje./Express/

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Konfirmohet lija e deleve në Suharekë, AUV-i me masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)”, një sëmundje që prek bagëtinë...

Lajmet e Fundit