Fury i reagon Joshuas: Do të nokautojë pas tri raundeve

Anthony Joshua ka marrë një fitore të madhe në përballje me Kubrat Pulev.Boksieri britanik ka vazhduar t’i mbajë titujt e WBA, IBF dhe WBO, teksa fitoren e arriti në raundin e nëntë me nokaut.

Pas meçit të fituar, Joshua tha se nuk e ka problem nëse do të ndeshet me Tyson Furyn apo cilindo nga kundërshtarët e mundshëm.Por menjëherë pas kësaj deklarate të britanikut ka ardhur edhe përgjigja nga Fury në rrjetet sociale.

32-vjeçari ka thënë se do ta nokautojë Joshuan pas dy apo tri raundeve, duke i thënë bashkëkombësit të tij se do ta pret e njëjta gjë si Deontay Wilderin.

“Dua të luftojë me ty, është thjesht çështje kohe për luftën tonë. Do të nokautojë brenda dy ose tri raundeve”, ka deklaruar Fury.

Se kjo përballje mes Furyt dhe Joshuas do të ndodh e ka konfirmuar edhe promotori britanik, Eddie Hearn.Ai ka thënë se duke filluar nga sot do të mendojnë për datën se kur do të jetë përballja mes dy britanikëve.
You May Like

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Lajmet e Fundit