Parkingu i Komunës së Malishevës do të jetë në shërbim të mërgimtarëve

Në emër të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, ka urdhëruar Drejtorinë e Administratës, se duke filluar nga 21 dhjetor 2020, e deri më 21 janar 2021, parkingu në oborrin e kësaj komune të jetë në shërbim vetëm të mërgimtarëve.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se me këtë vendim ndalohet parkimi i veturave nga zyrtarët komunalë apo veturat tjera private.

“Në urdhëresën administrative, 01/1379 të datës 21/12/2020, urdhërohet Drejtoria e Administratës, që përmes shërbimit të sigurimit, të ndalojë parkimin e automjeteve private në oborrin e komunës për të gjithë punëtorët e administratës së komunës dhe të gjitha veturat tjera private, nga ora 08:00-16:00, për shkak të lirimit të hapësirës së mjaftueshme për parkim gjatë marrjes së shërbimeve komunale, për të gjithë mërgimtarët e Komunës së Malishevës dhe më gjerë”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Më Shumë

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit