Malisheva lejon fishekzjarret vetëm 1 orë e gjysmë gjatë ndërrimit të viteve

Komuna e Malishevës ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve me rastin e festave të fundvitit.

Me anë të një vendimi përdorimi i këtyre mjeteve do të lej0het vetëm më datë 31 dhjetor nga pra 23:00 deri më 00:300 ( 1 janar).

Për këtë vendim, i cili do të vlejë për të gjithë territorin e Komunës së Malishevës do të jetë kompetente Drejtoria e Inspektoratit dhe organet e sigurisë.

Njoftim i plotë:

Në Malishevë ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit

Malishevë, 22 dhjetor

Ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në territorin e Komunës së Malishevës, gjatë dhe pas festave të fund vitit. Përdorimi i tyre lejohet vetëm një orë e gjysmë, përkatësisht, më 31 dhjetor nga ora 23:00 deri më 1 janar, në ora 00:30.

Përdorimi i tyre, ndalohet në të gjitha hapësirat e banuara publike dhe private, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, dhe për ekzekutimin e këtij vendimi, është autorizuar Drejtoria e Inspektoratit dhe organet tjera të sigurisë.

 

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit