Tre të vdekur në Prizren, një në Suharekë

10 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 137 raste të reja me COVID-19 ndërsa janë shëruar 381 pacientë.

Prizreni ka regjistruar 3 vdekje, Prishtina 2, ndërsa Drenasi, Gjilani, Obiliqi, Skenderaj dhe Suhareka me nga 1 të vdekur.

IKSHPK-ja njofton se janë testuar 841 persona.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 49.306, nga 173.986 persona të dyshimtë dhe 1.272 të vdekur. Ndërsa nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shëruar 37.155 pacientë dhe 10.879 është numri i rasteve aktive.

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit