29.2 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Bislimi: VV-ja po rritet shumë, kam frikë, nuk po më zë gjumi qe një javë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka thënë se mbështetja për këtë parti po rritet shumë, e këtë e cilësoi si të frikshme.

Ai tha se si pasojë e kësaj rritjeje, për më shumë se një javë ka probleme me gjumë.

Bisilmi ka theksuar se Vetëvendosje pret që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në fillim të viitit 2021 do të fitojë mbi 55 mandate.

“Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, tha ai në Kanal 10.

Bislimi është shprehur se në bazë të sondazheve të fundit pritet që VV do të fitojë 55 deputetë.

Ai gjithashtu ka thënë se gjërat mund të ndryshojnë meqë në sondazhe nuk janë përfshirë diaspora.

“Në bazë të këtij sondazhi I kemi 55 mandate. Në këto sondazhe nuk futet diaspora, dihet si voton diaspora. Nuk është i përfshirë ndikimi që do të ketë në zgjedhje kandidati për kryeministër”, shtoi ai.

Më Shumë

Djali kanos nënën në Malishevë, ushtron dhunë psikike ndaj saj

Një burrë është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij. I njëjti, me vendim të prokurorit...

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Lajmet e Fundit