Për një ditë, policia shqipton rreth 400 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend, policia ka shqiptuar 392 gjoba në bazë të Ligjit COVID-19.

Ndërsa, ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe, policia ka shqiptuar 557 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.

Kujtojmë që me marrjen e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë Ligjin COVID-19.

Kësisoj, policia për çdo ditë ka shqiptuar qindra gjoba në bazë të Ligjit për pandeminë.

Nga PK ishte bërë e ditur për media se po bëjnë kontrolle edhe në kufi për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve, dhe se do të gjobitin të gjithë ata që janë pa maska dhe ata që nuk respektojnë Ligjin./Express/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit