15.8 C
Prizren
E shtunë, 26 Tetor, 2024

Sot përballen Prishtina – Ponte Prizreni dhe Vëllaznimi – Ylli

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku në këtë xhiro do të zhvillohen shumë ndeshje interesante.

Dueli i parë është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. “Bardhekaltrit” do të përpiqen ta ndalin serinë e fitoreve të prizrenasve, që ka shkuar në gjashtë. Ponte ka treguar ndeshje të mira në xhirot e fundit, duke qenë në vendin e parë me Rahovecin me tetë fitore dhe tri humbje, kurse prishtinasit kanë tri fitore dhe tetë humbje.

Të martën përballen edhe Vëllaznimi-Golden Eagle Ylli. “Kuqezinjtë” kanë katër fitore dhe shtatë humbje, derisa therandasit gjashtë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një takim interesant. Rahoveci dhe Bashkimi, që janë në formë të mirë në xhirot e fundit, do të ndeshen të mërkurën.

“Vreshtarët” humbën nga Ponte Prizreni në xhiron e fundit, por kanë pikë të njëjta me Ponten, kurse “Portokallezinjtë” ndodhen në formë shumë të mirë dhe pas Pejës kërkojnë fitoren edhe ndaj Rahovecit. Bashkimi ka gjashtë fitore dhe pesë humbje.

Peja – Trepça është sfida e fundit e kësaj xhiro. Skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës pritet të dhurojnë një ndeshje të bukur të mërkurën. Pejanët kanë shtatë fitore dhe katër humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe nëntë humbje, duke qenë skuadra e fundit për momentin në renditje.

Prince Caffe Superliga – Java 12

Të martën takohen:
13:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni
15:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

Të mërkurën takohen:
13:00 Rahoveci – Bashkimi
15:00 Peja – Trepça

(Epoka e re)

Më Shumë

Rahovec: Ndahet nga jeta Sanije Haxhiu, nëna e tre luftëtarëve të lirisë

Sanije Haxhiu nga Drenoci i Rahovecit, nëna e tre luftëtarëve të lirisë, ka ndërruar jetë. Ajo ishte gruaja e Avdyl Sherif Haxhiut dhe rriti...

Në Zym të Hasit u mbajt edicioni i 53-të i “Takimeve të Gjeçovit” – Vera Grabocka nderohet me çmimin “Unaza e Katit”

Për herën e 53-të radhazi, në Zym të Hasit u mbajt manifestimi tradicional “Takimet e Gjeçovit”, i cili bashkoi artistë, veprimtarë, politikanë dhe mysafirë...

Njeriu i Harruar

Lajmet e Fundit