Abrashi: “Autostrada e Paqes” nis të ndërtohet vitin e ardhshëm

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Arban Abrashi ka thënë se për projektin e autostradës që del nga marrëveshja e ShBA-së “Besi-Merdare”, kanë aplikuar në BERZh për financimin e këtij projekti.

Ministri në detyrë Abrashi në konferencën për media të fundit për këtë vit po ashtu tha se pas shumë e shumë viteve është shpallur tenderi për rrugën Kijevë-Zahaq, dhe sipas tij punimet pritet të nisin shpejt në këtë rrugë.

“Projektet me marrëveshjen e Uashingtonit, për autostradën e Paqes kemi aplikuar në BERZh për financimin e këtij projekti, derisa jemi duke punuar në hartimin e fizibilitetit të hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Prishtinë-Merdare”, tha ai.

Abrashi: “Autostrada e Paqes” nis të ndërtohet vitin e ardhshëm

Ministri Abrashi mendon se “Autostrada e Paqes” pritet të nis në vitin e ardhshëm.

Ndërsa tha se janë për vitin e ardhshëm janë planifikuar të ndërtohet disa rrugë.

Ministri ka folur edhe për punën që është bërë në fushën e aviacionit dhe sigurisë në komunikacion.

Po ashtu edhe për projektet tjera infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore/KsP.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit