12.4 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë, 7 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 234 raste të reja me këtë virus. Ndërsa, përsëri ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar.

Gjatë kësaj kohe, 564 persona janë shëruar nga COVID-19.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.181 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 51.144 raste nga 182.329 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.332 raste të vdekjes.

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit