15.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Nënkryetari i Komunës së Malishevës uron qytetarët për vitin 2021

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të moteve.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, me rastin e ndërrimit të moteve, në emër të institucionit të komunës, në emër të kryetarit Ragip Begaj, dhe në emrin tim personal, ju uroj vitin e ri 2021. Viti që po lëmë pas, ka qenë një vit sfidues për të gjithë, për shkak të pandemisë, e cila ka ndikuar tek të gjithë ne, në çdo pore të jetës, por besoj dhe uroj që sa më shpejt të kalojmë edhe këtë sfidë”, ka uruar Berisha.

“Uroj që në vitin 2021, të gjithë së bashku të kemi një vit të mbarë dhe të suksesshëm, në të gjitha fushat. Në mënyrë të veçantë i përshëndes të gjitha familjet e dëshmorëve, të gjithë mërgimtarët tanë, ata që kanë ardhur në vendlindje ti kalojnë festat e fundvitit, si dhe të gjithë ata mërgimtarë që nuk kanë mundur të jenë sot këtu me ne. GËZUAR”, thuhet në urimin e Berishës.

Më Shumë

Hidhet shorti i Superligës së Femrave, Bashkimi përballet me United në javën e parë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin e ri 2025/26 të Superligës së Femrave. Kampioni aktual, Bashkimi i...

Rruga që lidhë fshatrat e Prizrenit me Mamushën, sfidë për banorët

Vetëm disa metra rrugë që lidhin disa fshatra të Prizrenit me Komunën e Mamushës sfidojnë banorët e dy anëve për një komunikim më të...

Lajmet e Fundit