Anton Quni mobilizon LDK-në në Prizren: Jemi gati për fitore

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka mobilizuar sot strukturat e partisë.

Ai, ka zhvilluar takime me drejtuesit e nëndegëve, asamblistë dhe deputetët e fundit të Parlamentit të Kosovës.

“LDK-ja në Prizren është gati për fitore”, thuhen në komunikatën e LDK-së në Prizren.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se qëllimi i takimit ka qenë mobilizimi për zgjedhje, por edhe për të parë nëse ka lëvizje të njerëzve të kësaj partie në drejtim të Vjosa Osmanit.

“Në këtë takim është parë se vetëm dy-tre individë të cilët kanë qenë nga fillimi të luhatshëm i janë bashkangjitur Vjosa Osmanit”, tregon një burim brenda LDK-së në Prizren.

“Lidhja Demokratike ka lindur si nevojë e qytetarëve të Kosovës dhe me nevojat e tyre do të jeton”.

“Kur LDK-ja ka guxuar, të tjerët as që kanë ekzistuar”.

“LDK-ja është themeluese e shtetësisë së Kosovës, prandaj punojmë për të dhe jetojmë e frymojmë me kërkesat e saj”, thuhet në komunikatë të këtij subjekti politik./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Lajmet e Fundit