11.6 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Plumbi misterioz në këmbën e një qytetari të Prizrenit

Akoma nuk dihet se nga i erdhi në këmbë një predhë një 33 vjeçari nga Prizreni.

L.M këtë plagë e mori me datën 31 dhjetor , e në qendrën e mjekësisë familjare u lajmërua me 1 janar.

E pasi gjendja e tij po përkeqësohej , L.M u drejtua të hënën në emergjencën e spitalit të Prizrenit.

“Për shkak të ankesës në këmbën e majtë i bëhet grafi e këmbës ku konstatohet një trup I hauj në këmbë , pas konsultës me ortopedin pacienti hospitalizohet I nënshtrohet një intervenimi kirurgjik dhe pas intervenimit largohet trupi dhe konstatohet se është predhë”,tha Afrim Avdaj , drejtor i Spitalit të Prizrenit
.

Sipas tij , pacienti në fjalë nuk ishte në dijeni së në këmbën e tij ishte një predhë .

Madje në kontrollet e para që i kishte bërë në QMF, pacienti u lirua dhe u trajtua me antibiotik.

“Sipas anamnezës së pacientit ai u trajtua dhe u lirua për në shtëpi , pacienti ka treguar se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht dhe se pacienti nuk e ka ditur se në këmbën e tij ka një predhë” .

Policia ishte njoftuar nga spitali lidhur me rastin. E me të marrë informatën filluan edhe hetimet.

“Lidhur me ketë rast ekipet relevante policore e në koordinim të plotë me Prokurorin Kujdestar është bërë kontrollimi i shtëpisë e me ç ‘rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 2 karikator, 40 fishek dhe një gëzhojë , arma ka shkuar për hetime dhe pasi të marrim përgjigjen do të dimë se si ka ndodh rasti…”, tha Vesel Gashi , zëdhënës i Policisë në Prizren.

Gjendja e 33 vjeçarit është stabile i cili është i shtruar akoma në spital , derisa ky i fundit nuk ka dhënë deklaratën e tij në organet kompetente lidhur me lëndimin që mori.

Edhe prokuroria në Prizren ka nisur hetimet për të zbardhur rastin./Klan Kosova/

Më Shumë

Botohet libri i Arsim Bajramit “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë”

Ky studim është bërë në 25-vjetorin e mbajtjes së Konferencës së Rambujesë dhe bombardimeve të NATO-s në Kosovë, që mundësoi çlirimin dhe më vonë...

Totaj: Nuk do të ketë befasi në Prizren, do të fitoj prapë

Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kandidati i PDK-së për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet lokale të tetorit, ka folur për...

Lajmet e Fundit