10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Frymë t’baltosura

Pate kaluar kodrat e Doruntinës.
Me pluhur e baltë sipër supeve
sërish ta njoha frymën
e si e dalë mendsh i qesha qiellit për ty.
Kraharorin kishte kohë që s’e kisha pasur timin
dhe n’flokë gishtërinjtë s’t’i kisha vënë,
as n’faqe ngrohtësi dorë s’t’kisha falur,
t’kisha lënë edhe ty varfër
pa m’prekur e pa ma pohuar se më doje.
Pate pyetur gocat tjera n’kroin e ftohtë
se ku rriste shtatin shamikuqja jote
e nënës dikë që doje t’ia çoje nuse.
Edhe n’errësirë nate s’kishe harruar kalërimin
ashtu si unë pritjen tënde
nën hijen e madhe t’plepit n’dalje katundi,
se të dy me t’shkuarën lidhnim shpresat,
të dy frymët edhe me baltë i njihnim
t’mësuar nga dashuria.
Pate lutur dhe zogjtë kthimin të ta shihnin
e t’nesërmen kur etja për mua të t’shtohej
vari mos t’pranonte trupin tënd.
Të rrije me mua sa t’zgjaste jeta
e kodrat po t’donin ne na fshihnin nga bota.

Adelina XHAFERI

Më Shumë

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Lajmet e Fundit