13.6 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Programet politike të PDK-së dhe Vetëvendosjes drejt finalizimit

Ndonëse vendi është duke pritur datën zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme, ende asnjë parti politike nuk ka bërë publik programin qeverisës.

Nënkryetari i PDK-së Shaqir Tolaj, në një prononcim për portalin arbresh.info, tha se do jetë gati para fillimit të zgjedhjeve.

“Programi është në fazën e finalizimit dhe pritet të jetë gati para fillimit të zgjedhjeve për tu prezantuar me kohë. Do te jetë program gjithëpërfshirës për t’i adresuar me sukses sfidat qe na presin” tha ai.

Ndryshe nga PDK-ja, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se do të fokusohen në pesë fusha kryesore.

Arberie Nagavci nënkryetare nga kjo parti ka thënë për arbresh.info, se shumë shpejt do të prezantohet programi i tyre.

“Ne jemi duke punuar për Qeverisjen alternative. Jemi në finalizim, edhe pse ne jemi në prag të zgjedhjeve ky nuk është program qeverisës por ne e kemi quajtur qeverisje alternative që do të prek pesë fusha që shumë shpejt do t’i bëjmë publike. Jemi goxha të përgatitur”, tha Nagavci për arbresh.info.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë deklaruan nëse e kanë  gati programin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet që pritet të mbahen në gjysmën e dytë të muajit shkurt./arbresh.info/

Më Shumë

Kurti në Prizren: Me Abrashin kryetar, qyteti punon 365 ditë në vit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Prizren për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan...

Arbër Rexhaj publikon fotografi me Nezir Çoçajn në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet duke pirë kafe me kandidatin e Nismës për Kuvendin Komunal...

Lajmet e Fundit