11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Tyson Fury zbulon kohën se kur planifikon ta nokautojë Joshuan

Tyson Fury asnjëherë nuk heziton të japë parashikime të guximshme, dhe ky i fundit mund të jetë më i guximshmi deri tani.

Potenciali i meçit mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas i ka të gjitha predispozitat të jetë meçi më i madh në histori të boksit modern.

Mirëpo, nëse ndodhë ashtu siç thotë Fury, nuk do të jetë spektakël i gjatë.

E drejtë të themi se Fury nuk është fans i madh i AJ dhe qartazi nuk beson në aftësitë e tij sa të tjerët, gjë që e ka bërë të ditur në disa raste.

”Momentumi është me mua dhe unë thjesht besoj se do ta rrëzoj herët, shumë herët, ndoshta madje edhe në rundin e parë ose të dytë,” u shpreh Fury.

Britaniku gjithashtu shpreson se mega-meçi i tij me Joshuan do të zë vend sa më shpejtë që të jetë e mundur, pavarësisht pengesave me të cilat po përballen.

Joshua, aktualisht, si sfidues të natyrshëm për rripin WBO e ka Oleksandr Usyk dhe Fury duhet të ndeshet përsëri me Deontay Wilderin për shkak të klauzolës së rimeçit në kontratën e fundit.

Më Shumë

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Lajmet e Fundit