23.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Zgjedhjet e parakohshme nacionale, më afër se kurrë

Zgjedhje-kosove-logoMë afër duken zgjedhjet e jashtëzakonshme sesa përfundimi i reformës zgjedhore, e nisur prej më shumë se 2 vjet e 7 muajsh. Këtë fakt e pranojnë edhe partitë politike opozitare, të cilat megjithëse thonë se nuk do të ishte mirë që vendi të shkonte pa reformë edhe në një palë zgjedhje të përgjithshme, ato po i ndiejnë më afër se kurrë.

Partitë opozitare, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, thonë se është mungesa e vullnetit politik ajo që ka sjellë në këtë situatë, derisa e akuzojnë direkt liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, si bllokues të këtij procesi, transmeton Koha.

“Vetëvendosje” thotë se vendi po rrezikon të shkojë në zgjedhje pa reformë, megjithëse, sipas tyre, nuk është ligji aktual ai që i ka fajet, por vjedhja industriale, që është bërë nga vetë partitë politike.

AAK-ja do që puna për reformën zgjedhore të nisë menjëherë pas balotazhit. Për AAK-në nuk është vetëm Thaçi fajtor për bllokimin e reformës. Bllokimi i punës për reformën është bërë për shkak të mospajtimeve që kanë liderët politikë për zgjedhjen e presidentit, nëse duhet të jetë zgjedhje e drejtpërdrejt nga qytetarët, apo nga Kuvendi i Kosovës.

Çështje të hapura, pos zgjedhjes së presidentit, kanë mbetur edhe përbërja e KQZ-së dhe e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, pajtimi është arritur për zonat zgjedhore, ku është vendosur të jetë vetëm një zonë, si dhe që në zgjedhje të shkohet me lista të hapura.

Më Shumë

Totaj inspekton punimet infrastrukturore në lagjen ‘Kurillë’

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Beteja e Llapushnikut” në lagjen 'Kurillë',...

Prizreni sfidon Ramiz Sadikun në Prishtinë

FC Prizrenit do të zbresë në fushë të mërkurën më 27 gusht 2025, ku do të përballet me KF Ramiz Sadikun në stadiumin “Ramiz...

Lajmet e Fundit