Limaj takon ish-bashkëluftëtarët e tij në Tërpezë, thotë se është i bindur në fitoren e Nismës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet në fshatin Tërpezë të Malishevës me bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të Nismës në këtë fshat.

“Edhe këtu pash mobilizim të jashtëzakonshëm në përkrahje të projektit tonë në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare. Bashkëluftëtarë dhe veteranët e luftës së UÇK-së janë rreshtuar fuqishëm në përkrahje të këtij projekti të domosdoshëm për vendin”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

No description available.

Ai ka thënë se Tërpeza dhe Malisheva në përgjithësi më 14 shkurt do të vulosë fitoren e këtij projekti.

Image may contain: 1 person, dancing and indoor

“Falënderoj Aziz Krasniqin për pritjen që na bëri sonte”, ka shkruar Limaj.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit