13.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Nisma në Prizren çmon rolin e gruas në politikë

Kryetarja e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami dhe sekretari organizativ, Mevludin Krasniqi kanë zhvilluar një takim me degën e këtij subjekti politik në Prizren.

Kryetari i degës, Zafir Berisha, në këtë takim ka folur për rolin e gruas në politikë.

“Gratë nuk janë thjeshtë numër në Nismë. Ato kanë treguar se janë përfaqësuese të denja në të gjitha shkallët e pushteteve, andaj angazhimi i juaj në jetën politike është e drejtë dhe jetike për mbrojtje të vlerave kombëtare dhe themeleve të shtetit”, tha Berisha.

“Nisma është mundësia më e mirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për një shtet të fortë dhe të ardhme më të mirë”.

“Ne tashmë jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, andaj është shumë e rëndësishme që ditët e mbetura të vazhdojmë edhe më fuqishëm mobilizimin tonë në lagje dhe fshatra të Prizrenit, në mënyrë që me 14 shkurt, ta jetësojmë projektin për mbrojtje të shtetit”, tha Berisha.

Kryetarja e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami, tha se “gratë janë dhe do të mbeten themeli bazë, ku ngrihen të gjitha vlerat dhe cilësitë më të mira të shoqërisë, andaj angazhimi dhe kontributi i jonë është garanci e e mbrojtjes së shtetit dhe vlerave kombëtare”.
Anëtarja e Kryesisë, Albulena Balaj – Halimaj tha se “para vetes kemi një betejë e cila është vendimtare për të ardhmen e Kosovës”.

“Ne jemi para një udhëkryqi dhe qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen më të mirë, atë që do të jetë në mbrojtje të identitetit të shtetit”.

Sekretari Organizativ, Mevludin Krasniqi, në këtë takim tha se gratë janë shtyllë e suksesit tonë, “prandaj është i domosdoshëm angazhimi dhe kontributi i secilës grua që të dalim fitues në këtë betejë politike që kalon përtej individit dhe është jetike për vendin tonë”.

 

Më Shumë

Në Prizren gjendet i vdekur një shtetas serb

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete në Prizren.  Në raportin ditor të policisë, thuhet se kanë...

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit