45 620 libra për nxënësit e komunës së Prizrenit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, ka realizuar shpërndarjen e 240 titujve të lekturave shkollore në 56 shkolla fillore dhe të mesme të Komunës së Prizrenit.

Në kuadër të këtij projekti, shkollat fillore janë furnizuar me 182 tituj të lekturave nga 235 ekzemplarë prej secilit, ndërkaq shkollat e mesme janë furnizuar me 58 tituj të lekturave nga 50 ekzemplarë prej secilit, gjithsej 45 620 libra.

Me implementimin e këtij projekti, përveç rregullimit të hapësirave shkollore, Komuna e Prizrenit po synon që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të lexojnë sa më shumë në mënyrë që të zhvillohet kreativiteti i tyre, e cila është fuqia kryesore e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Më Shumë

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit